MEDIA DHE BOTIMET
Rezultatet më të mira: Fuqizimi i firmës suaj për përsosmëri në mes të ndryshimit
Menaxhimi i plotë i ciklit të jetës së medias. Alpha Soft menaxhon proçeset e plota të biznesit në një sistem të unifikuar.
Alpha Soft për mediat dhe kompanitë botuese, menaxhon të gjithë klientët tuaj – abonues dhe reklamues – në një suitë të unifikuar aplikacioni që integron me përsosmëri shitjet me proceset e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe menaxhimit të porosive. Platforma NetSuite për kompanitë e medias bazohet në përvojën dhe praktikat më të mira të një morie të firmave mediatike, e plotësuar me një metodologji të provuar të implementimit të shërbimeve profesionale dhe shërbimeve të konfigurimit.
- Ekzekutoni fushatat e shitjes brenda sistemit dhe lehtësisht matni rezultatet.
- Menaxhoni të dy aspektet e shitjeve: shitni urdhrat e inserteve (spotet publicitare) tek reklamuesit dhe abonimet për rrethin e lexuesve tuaj.
- Ndiqni reklamat që nga urdhëri për insert (spot publicitar) deri në përmbushje dhe verifikim, dhe pastaj automatikisht gjeneroni fatura sipas programit të faturimit të personalizuar.
- Integrohuni me zgjidhje të tjera që përdorni për të çuar biznesin tuaj përpara, si: DoubleClick, OpenAds dhe serverë të tjerë verifikimi.
Benefitet
OPERACIONE TE PERMIRESUARA
Sistemi fleksibël dhe i lehtë për tu përdorur i biznesit me bazë “Cloud”, menaxhon financat, shitjet, shërbimet dhe analitikat.
URDHERAT E PERSHPEJTUARA TE INSERTEVE
Përshpejtoni proçeset që të çojnë në Cash ( që te çojne drejt lekut) dhe bëhuni miqësorë për biznesin.
RRITNI ABONENTET
Menaxhimi i rinovimit të avancuar me një pamje të vetme të çdo konsumatori, ju lejon të ofroni shërbime të zgjeruara.
KONTROLLONI PERFORMANCEN E REKLAMES
Pamje të plotë që nga urdhëri për insert (spot publicitar) deri në faturim.
Zgjidhje
MENAXHIMI I URDHERIT
Menaxhoni shitjet dhe optimizoni rrjedhjen e punes me integrim e CRM dhe faturës. Arrini rentabilitet më të lartë me parashikime më të sakta dhe të integruara.
RAPORTIM I AVANCUAR
Monitoroni me vëmendje performancën e përmbajtjes, si dhe rentabilitetin dhe performancën e divizionit. Shikoni marrveshjet në të gjitha pronat dhe menaxhoni shpenzimet, ndani parashikimet e faturimit dhe përcaktoni se si të investoni në secilën pronë të medias për të maksimizuar të ardhurat.
ECOMMERCE E INTEGRUAR
Menaxho abonimin dhe shitjet përmes zgjidhjes Ecommerce të Alpha Soft, e integruar në librin e përgjithshem të llogarive me faturim të unifikuar dhe periodik.
MENAXHIMI I KOMISIONEVE
Menaxhoni komisionet e shitjeve, krijoni struktura të auditueshme për menaxhimin e nxitjes së shitjeve komplekse dhe parashikimin e shpenzimeve të shitjes.