NDËRTO NJË SIPËRMARRJE INNOVATIVE!

NDËRTO NJË SIPËRMARRJE INNOVATIVE!

Nëse do të fillosh një biznes, zgjidh të investosh duke përdorur teknologjitë e reja.

Shumë njerëz dështojnë sepse zgjedhin të investojnë në teknologjitë, shërbimet dhe produktet ekzistuese. Këtë e bëjnë se atje ndjehen më rehat, e njohin mirë dhe kanë eksperienca të realizuara edhe më parë.

Në shërbimet apo teknologjitë ekzistuese, është një konkurrencë e ashpër, çmimi i produktit apo shërbimit që do të hedhësh në treg, do të ketë një tendencë të madhe për t’u ulur, pasi ka shumë konkurrencë dhe sepse ti nuk po ofron asgjë thelbësisht të re.

Zgjidhja është produkti ose shërbimi i ri, që përfaqëson një teknologji të re, por  i menaxhuar nga ide dhe struktura innovative. Konkurrenca është më pak e ndjeshme dhe për rrjedhojë çmimi i produktit apo shërbimit, është më pak i ndikuar nga tregu.

Disa dështojnë se investojnë në teknologji dhe produkte të reja, por pa e shoqëruar këtë me metodat e menaxhimit bashkëkohor. Sipërmarrja është si treni që nuk mund të levizë, nëse nuk janë te dyja shinat, që në analogji janë teknologjitë  e reja dhe menaxhimi innovativ.

Është koha kur transfertat i bën online, kur orientohesh në çdo cep të botës me GPS, koha e rrjeteve sociale, e Google, që do të kulmojë me inteligjencën artificiale.

Marketingu ka ndryshuar shumë që nga fillimet e tij. Tani ai lidhet me konkurrencën dhe gjetjen e mënyrave më të mira për të arritur audiencën e dëshiruar në një treg të mbipopulluar.

Mund të jetë e vështirë të depërtosh në territorin aktual të marketingut dixhital, por ju mund ti arrini ato që ju nevojiten falë bashkëpunimit me profesionistët e ALPHA SOFT.

Për të qenë i suksesshëm, zgjidh një produkt, një shërbim, një strategji innovative.

Përpiquni të jeni pak Bill GatesSteve JobsElon Musk, që edhe pse ju ndajnë shumë arritjet, le t’ju bashkojnë qëllimet.

Me ALPHA SOFT drejt rrugës së suksesit