alpha_company

PROGRAMET E PARTNERITETIT ALPHA

Ne ju ofrojmë programe partneriteti për tu lidhur me ne dhe për të përfituar nga modelet e biznesit fitimprurës.

Mundësi Partneriteti

Ne besojmë në rritjen e vlerës së biznesit duke sjellë burimet dhe planet në një platformë të vetme.

Në Alpha Soft, ne ju ofrojmë programe partneriteti për t’u lidhur me ne dhe për të përfituar nga modelet e biznesit fitimprurës. Ideja jonë e programit të partneritetit është që të bashkëpunojmë me forca konvergjente dhe të krijojmë vlera të rëndësishme – për një rritje kolektive.

Ne e vlerësojmë partneritetin. Jo vetëm që ne organizojmë proçesin në mënyrë të përshkallëzuar, por gjithashtu prezantojmë (ftojmë) sipërmarrje të reja për t’u përshtatur më së miri me programin e asociimit . Ne gjithmonë synojmë drejt një situate të favorshme dhe inkurajojmë praktikat që udhëhiqen nga vlerat, duke u ofruar programe partneriteti të personalizuar partnerëve tanë – nga bizneset e vogla e të mesme deri tek bizneset e mëdha. Ne besojmë në rritjen e vlerës së biznesit duke sjellë burimet dhe planet në një platformë të vetme. Ne e realizojmë këtë me opsionet tona gjithëpërfshirëse të partneritetit.

Partneritet Strategjik

Në këtë model partneriteti, ne punojmë në një mënyrë bashkëpronësie. Ju do të punoni si një forcë frontale e kësaj aleance dhe do të përqëndroheni në drejtimin dhe gjenerimin e biznesit. Ndërsa ne do të zhvillojmë projektin, ju do të merrni pjesë në komunikimin e projektit dhe në vendimmarrje së bashku me ekipin e Alpha Soft. Të dy ne do të punojmë së bashku, duke ndarë burimet, mbi parametrat e akorduar paraprakisht.

Partneritet Mbështetës

Nëse po punoni në projekte që kanë nevojë për përfshirje të veçantë ose ju mungojnë burimet për të realizuar një projekt, programi i partneritetit mbështetës i Alpha Soft ju përshtatet më së miri. Në këtë model, ne do t’ju shërbejmë si një mbështetje e jashtme në zhvillimin e projektit, duke punuar paralel në lidhje me rezultatet e proçesit tuaj, komunikimin ndërmjet departamenteve dhe detajet e projektit.

Partneritet Referues

Nëse ju jeni një individ dhe dëshironi të partnerizoheni me ne, ne kemi plane për ju gjithashtu! Sipas këtij modeli, ju mund të promovoni biznesin tonë kudo në botë dhe të na gjeneroni shitje kundrejt një komisioni (e vendosur në mënyrë reciproke). Ose, ju gjithashtu mund të bëheni përfaqësues i Alpha Soft, për të cilën ne do t’ju udhëheqim , duke pasur si objektiv kthimin e tyre në shitje, sipas kushteve të angazhimit.