alpha_company

PSE ALPHA SOFT?

Alpha-Soft është një kompani e kualifikuar në këshillimin, projektimin dhe implementimin e projekteve të Teknologjisë së informacionit.

alpha_company2

Rreth Kompanisë

Hartimi i Udhëzuesit të Transformimit Dixhital për Bizneset.

Alpha Soft është një kompani e çertifikuar ISO 9001: 2008 me zyrat e saj të regjistruara në Tiranë. Kompania ka prodhuar iniciativa gjithëpërfshirëse dhe zgjidhje të bazuara në shërbime me një rrjet të gjerë teknologjish si .Net, Open Source, iPhone, Android etj. Në historinë e saj 7 vjeçare, Alpha Soft ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me udhëheqës të teknologjisë si: Microsoft, NASSCOM, Shërbimet Web Amazon, Acquia, STPI, D & B etj.

Me kalimin e kohës ne kemi zhvilluar faqe interneti, aplikacione celulare dhe zgjidhje programesh (software) me porosi ( të personalizuara) në fushat e turizmit, kujdesit shëndetësor, medias dhe argëtimit, arsimit, prodhimit, shitjes online, telekomit, industrisë së stilit të jetës dhe ndërmarrjeve të tjera të shërbimit. Duke I shërbyer 1200 klientëve, ne kemi fituar popullaritet te madh si një ofrues shërbimi lider në këtë industri.

Vizioni

Ne ecim me besimin se asgjë nuk do t’ju mundë nëse i mbani gjallë vlerat tuaja. Ne veprojmë të fokusuar dhe të planifikuar në vlerat tona më të mira të cilësisë, angazhimit dhe këmbënguljes. Këto janë forcat kryesore që na ndihmojnë të përcaktojmë, të projektojmë dhe të gjenerojme një zgjidhje me gjithë përsosmërinë e saj. Çdo pjesëz e zgjidhjeve që ne ndërtojmë trajtohet mbi këto vlera të ndërthurura me planin e duhur të produktit final dhe vlefshmërisë së tij, për të sjellë tek ju vlerën më të mirë .

Misioni

Misioni ynë është të hartojmë zgjidhje për të gjithë, të orientuara këto drejt vlerave. Ne duam të sigurojmë përdoruesit me teknologjinë më të sofistikuar, që i bën ata të komunikojnë dhe të korrespondojnë (ndërveprojnë) më mirë. Ne duam që çdo dimension dhe referencë e biznesit tuaj, jeta apo dhe idetë tuaja të lidhen me struktura inovative dhe me mjetet përfituese që ofron teknologjia e informacionit.

Përqasja e punës

Plani ynë metodologjik shumë i optimizuar ndërvepron efektivisht me nivele të ndryshme të zhvillimit dhe elementët e procesit të tyre të brendshëm, për të siguruar rezultat të përsosur. Ne kemi politika dhe protokolle të ndryshme të shtrira përgjatë segmenteve të ndryshme të zhvillimit për të siguruar që të mos ketë asnjë të metë në procesin e zhvillimit dhe rezultatet përfundimtare. Sidoqoftë, sigurimi i cilësisë është padyshim pjesë e secilit proçes dhe është e integruar në çdo dimension të zhvillimit.

Filozofia jonë

Filozofia jonë e biznesit bazohet në teknologjitë dhe shërbimet me prioritet njeriun dhe miqësore per mjedisin . Ne punojmë si një skuadër kolektive që ndërmerr të gjitha hapat e mundshme për të eksploruar fusha të reja të teknologjisë dhe për të rendur pa ndalim drejt qëllimit tonë të përbashkët. Ne i japim një rëndësi të veçantë filantropisë së biznesit si dhe përmirësimit të botës rreth nesh. Gjatë hartimit të ndonjë plani ose zhvillimi të ndonjë projekti, ne jemi gjithnjë të impenjuar për klientët tanë duke krijuar vlerat më optimale për investimin e tyre.

Politika e punës

Ne promovojmë një ambjent bashkëpunues pune. Të gjithë ata që punojnë në organizatë ne i përfshijmë në vendimet e komunitetit dhe i inkurajojmë që të mendojnë në një perspektivë më të gjerë. Procesi ynë i punës promovon fleksibilitet dhe kemi nivel të lartë disipline në nivelet e ndryshme të ekzekutimit, në të gjithë organizatën.

E ardhmja

Përvoja jonë shtatë-vjeçare në këtë fushë na ndihmon të kuptojmë më mirë atëherë kur klienti ka më shumë se kurrë nevojë për ne. Kjo intuitë na shtyn drejt një të ardhmeje më të mirë, me ecjen e shpejte të kohës . Ne besojmë fort se do ti pozicionojmë shumë lart bizneset e mëdha me produket e tyre qe ne shohim sot. Shumica e ekipeve tona kanë punuar tashmë në produktet që janë në pritje të patentave – koncepte që janë të reja për atributet e tyre unike.