alpha_company

ZHVILLIMI I SOFTUER-IT ERP

Zgjidhja e sfidave që has biznesi për shkak të teknologjive komplekse dhe një mjedisi të biznesit në zhvillim të shpejtë.

Shërbime & Zgjidhje të Zhvillimeve të Softuerëve ERP

Zhvilluesit tanë sigurojnë që teknologjia është në përputhje me objektivat e biznesit tuaj pavarësisht nga madhësia dhe natyra e organizatës suaj.

Sistemet e Planifikimit të Burimeve të Sipërmarrjeve janë sisteme softuerësh që kanë rezultuar te jene nje ndihmë e madhe në planifikimin e operacioneve, administrimin dhe optimizimin e proceseve të brendshme të biznesit, duke përfshirë prodhimin, zinxhirin e furnizimit, financat, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, burimet njerëzore si dhe menaxhimin e magazinës. Me ndihmën e këtyre zgjidhjeve, një softuer tipik ERP integron të dhënat dhe proçeset e një organizate në një sistem unik të vetëm.

Ne në Alpha Soft ofrojmë zgjidhjet më të mira softuer ERP, të dobishme në kompanitë prodhuese dhe tregtare në sektorin e biznesit të mesëm dhe të madh për zoterimin dhe automatizimin e proçedurave të biznesit. Me një akses të lehtë dhe në kohë të informacionit është më e lehtë për të përshpejtuar rritjen dhe efikasitetin e një organizate. Me vite përvojë në industri dhe ekspertizë teknike, ne dizajnojmë softuer ERP që plotëson më së miri kërkesat e shumë bizneseve. Me softuerin tonë ERP ne ndihmojmë organizatat në ristrukturimin e proceseve të tyre dhe përmirësimin e marzheve të fitimit. Gjithashtu, në të njëjtën kohë lejojnë organizatat që të ecin me hapin e teknologjisë që është gjithnjë në ndryshim.

Aplikacionet e Personalizuara ERP

Zgjidhje ERP sipas kërkesës

Zgjidhje të
Menaxhimit të
Shitjeve –ERP

Zgjidhje të
Menaxhimit të
prodhimit - ERP

Menaxhimi I
Zinxhirit te
Furnizimeve - ERP

Menaxhimi I
marrëdhënjes
me klientin- ERP

Menaxhimi I
Kapitalit Njerëzor
ERP (HCM)

Zgjidhjet e
Menaxhimit
Finaciar – ERP

Zgjidhjet e
Menaxhimit të
Shërbimit –ERP

Zgjidhjet e
Menaxhimit të
Shërbimit –ERP

ZGJIDHJE E MENAXHIMIT TE SHITJEVE-ERP

Tani menaxhimi i ekipit tuaj të shitjeve është shumë më i lehtë, duke implementuar në mënyrë të përsosur sisteme ERP të fuqishme dhe te orientuara drejt objektivave, që zhvillohen nga profesionistët tanë të aftë dhe me përvojë këtu në Alpha Soft.

ZGJIDHJET E MENAXHIMIT TË PRODHIMIT- ERP

Përfitoni zgjidhje të fuqishme dhe të avancuara të zhvillimit të aplikacioneve për menaxhimin e produktit këtu tek ne në Alpha Soft. Me ne ju merrni menaxhim të përsosur të produktit, testimin e cilësisë, gjithashtu shmangni gabimet manuale që ndodhin në procesin e menaxhimit të produktit.

MENAXHIMI I ZINXHIRIT TË FURNIZIMIT-ERP

Është shumë e rëndësishme që të menaxhoni zinxhirin e furnizimit për çdo biznes dhe në këtë drejtim është I domosdoshëm përmirësimi i asistencës teknologjike nepermjet aplikacioneve të bazuara në ERP. Duke implementuar zgjidhje ERP ju mund të bëni që procesi i menaxhimit të zinxhirit të furnizimit të jetë pa gabime.

MENAXHIMI I MARREDHËNIES ME KLIENTET-ERP

Konsumatorët janë prioriteti më i madh për çdo biznes, pasi biznesi gjeneron të ardhurat prej tyre. Në Alpha Soft ne lejojmë zhvillimin e platformave të përsosura ERP për të ofruar nivele më të mira shërbimi për klientët.

MANAXHIMI I KAPITALIT NJERËZOR (HCM)- ERP

Burimet njerëzore janë më të rëndësishme në ditët e sotme duke qënë aseti më vital I biznesit dhe kërkohet nga të gjitha njësitë profesionale të biznesit. Zgjidhjet ERP që ne ofrojmë konsistojnë në menaxhimin e kapitalit njerëzor, i cili mundëson menaxhimin e fuqisë punëtore me më shumë saktësi.

ZGJIDHJE TË MENAXHIMIT FINANCIAR-ERP

Aspekti më i rëndësishëm i zhvillimit të aplikacionit ERP është përmirësimi i procesit të menaxhimit financiar. Kjo është e nevojshme për të planifikuar objektivat e biznesit, arritjet dhe prezantimit të produkteve apo shërbimeve të reja.

ZGJIDHJET E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE-ERP

Zgjidhjet e Menaxhimit të Shërbimit janë shumë të dobishme. Ato ndjekin dhe menaxhojnë përformancën e organizimit të shërbimit dhe mirëmbajtjes në mënyrë efikase. Me ne ju mund të krijoni një organizim të lidhur plotësisht me shërbimin, që përçon vlerat në të gjithë sipërmarrjen tuaj.

ZGJIDHJET E MENAXHIMIT TE PROJEKTIT-ERP

Ne ofrojmë mekanizëm të mahnitshëm të procesit të shpërndarjes i dobishëm ky për të ndërtuar zgjidhje kreative ERP. Teknikat më të mira integrohen për të mundesuar zgjidhje ideale të menaxhimit të projekteve përmes propozimeve të ndryshme të Planifikimit të Burimit të Sipërmarrjes.

Merrni Rezultate për Investime nëpërmjet Zgjidhjeve ERP të Qëndrueshme

Pse Softueri ERP është Vendimtar për Biznesin Tuaj ?

Integrimi i softuerit ERP përmirëson prodhimtarinë, rrit efikasitetin, ul shpenzimet dhe përmirëson proceset.

RENDIMENTI(EFIKASITETI)

Duke eleminuar proceset e përsëritura, ERP ndihmon në reduktimin e kërkesës për hedhjen manuale të informacionit. Në këtë mënyrë sistemi përmirëson proceset e biznesit duke bërë shumë më të lehtë dhe më efikase mbledhjen e të dhënave nga kompanitë .

INFORMACON I INTEGRUAR

Ju nuk keni nevojë të shpërndani të dhëna nëpër shumë databaza të ndara dhe ju do ta gjeni të gjithë informacionin në një vend të vetëm. Në këtë mënyrë të dhënat janë të përmbledhura dhe të përditësuara.

RAPORTIMI

Raportimi bëhet shumë më i lehtë dhe i përshtatshëm me softuerin ERP. Me aftësite e zgjeruara të raportimit, është e lehtë për kompaninë tuaj që t’i përgjigjet kërkimeve të ndërlikuara të të dhënave shumë më lehtë. Përdoruesit mund të ekzekutojnë raportet e tyre pa pasur nevojë për ndihmën e IT-së.

SHERBIM KLIENTI

Kur përdorni një sistem ERP ju merrni shërbime klienti të cilesise së lartë, është shumë më e lehtë për personelin e shitjeve dhe të shërbimit të klientëve të bashkëveprojnë me klientët duke përmirësuar kështu marrëdhëniet me to, nëpërmjet një aksesi më të shpejtë dhe më të saktë në informacionin dhe historinë e klientëve.

SIGURIA

Me një sistem të ri ju përfitoni më shumë saktësi, konsistencë dhe siguri të të dhënave. Në këtë mënyrë ju mund të përmirësoni edhe kufizimet ndaj të dhënave.

KOSTO TE REDUKTUARA OPERATIVE

Kostot e reduktuara operative janë ndër përfitimet më të menjëhershme të implementimit të një ERP-je, si: kosto më e ulët e kontrollit të inventarit, kosto më e ulët e prodhimit si dhe kosto më e ulët marketingu.

INDUSTRIA QË SERVIRIM/OFROJMË

Nëpërmjet inovacionit tonë në zhvillim, ne do tju prezantojmë me zgjidhjet e duhura për fushat e ndryshme të këtyre industrive :

Transportim

Shëndeti

Reklamim Online

Automobil

Financa

Edukim

Shit-Blerje Pronash

Turizëm

Automatizim

Energji

Shitje me Pakicë

Prodhim