Page 3 - Alpha-Pharma
P. 3
Alpha-Pharma
Sistemi mundëson menaxhimin e produkteve medicinale dhe
kozmetike me të gjitha specifikat dhe kërkesat sipas rregulloreve
në fuqi dhe kjo falë modulit fleksibël dhe të pavarur të menaxhimit
të produkteve I cili mundëson importimin e tyre me të gjitha detajet
si: Emri, Principi Aktiv, efekti terapeutik, sasia në gr/ml, përbërja,
përshkrimi, mënyra e përdorimit, data e skadencës, vlera e blerjes
dhe e shitjes, tatimi I aplikueshëm për secilin produkt, Barkodin, Kodin
ATC etj.
Kërkimi I Medikamenteve të disponusheme dhe sasia e tyre realizohet
shumë shpejt dhe thjeshtë pasi mund të kërkojmë sipas emrit të
produktit, prinicipit aktiv, efektit terapeutik etj. dhe vetë sistemi
sugjeron produktet e ngjashme sipas llojit të kërkimit.
Menaxhimi i dokumentave është i thjeshtë dhe tepër intuitiv, lejon
krijmin dhe personalizimin e faturave, shënime të nevojshme,
dokumenta dhe raporte të brendshme vetëm me disa klikime.
Menaxhimi i porosive në Depot apo distributorët e ndryshëm realizohet
në dy mënyra, ajo standarte ku bëhet kërkesa manuale në çdo DEPO
ose ajo automatike e cila sipas konfigurimit të sistemit porositen
produktet që janë drejt fundit, edhe në shumë DEPO njëkohësisht.