Page 7 - Alpha-Pharma
P. 7
Alpha-Pharma
MODULET ALPHA-PHARMA?
• MODULI I SHITJES DHE FATURIMIT
Kujdes i veçantë është treguar edhe në zhvillimin e panelit të shitjeve dhe faturimit, qendër nevralgjike e menaxhimit
të Farmacisë.
Të shesësh me ALPHA-PHARMA është tepër e thjeshtë dhe plotësisht e integrueshme me CRM-në ose sisteme të
tjerë, duke mundësuar jo vetëm sinkronizimin automatik të listës së medikamenteve/produkteve, por mundëson
menaxhimin e listave të çmimit sipas skemave të përcaktuara, tatimin e aplikuar për çdo medikament ose grup
medikamentesh.
Me një grafikë tepër intuitive dhe nëpërmjet sinkronizmit me Qendrat Shëndetësore sistemi jep mundësinë e
verifikimit dhe menaxhimit të recetave elektronike për pacientët të cilët janë në skemën e Ilaçeve me Rimbursim.
Me një proçedurë tepër të thjeshtë është e mundur gjenerimi i preventivëve, dokumenta transporti e faturimi.