Page 5 - Alpha-Pharma
P. 5
Alpha-Pharma
MODULET ALPHA-PHARMA?
• STATISTIKA TË DETAJUARA / INTELIGJENCË BIZNESI
Funksionet e ALPHA-PHARMA ofrojnë një seri instrumentash përsa i përket raporteve ose evidencave për gjendjen
e magazinës dhe vlerën financiare të saj, fitimin për produkt/linjë produktesh, produktet më të shitur, gjendjen e
stockut dhe vlerën e saj, raport shitjesh ditore/mujore ose sipas periudhës të përcaktuar manualisht, etj.
Sistemi suporton role të ndryshëm për menaxhimin e farmacisë të cilët kanë qëllime të shumëfishta:
ӹ Administratori monitoron performancën e çdo pike shitjeje dhe studion klientelën, menaxhon efektivisht
personelin, vlerëson me kujdes përfitimet në mënyrë që adoptojë stategji të reja dhe/ose të optimizojë kostot
ekstra dhe marzhin e fitimit.
ӹ Përgjegjësi i Shitjeve është në gjendje të krahasojë rezultatet
dhe objektivat e grupit në mënyrë që të ndërhyjë specifikisht në
problematikat reale duke caktuar target të qartë për secilin grup/
dyqan/sektor.
ӹ Financa konsultohet në çdo moment mbi të gjithë situatën
financiare: Hyrje/Dalje, Shpenzime, Fatura të Papaguara, gjeneron
raporte përmbledhës të personalizuar sipas Datës/Periudhës etj.
ӹ Farmacisti kontrollon performancën e tij dhe statusin e objektivit
ose bonusin për tu arritur, krahasuar me pikën e shitjes ose rrjetit.