Page 4 - Alpha-Pharma
P. 4

Alpha-Pharma



       PËRSE ALPHA-PHARMA?


       Programi është zhvilluar duke përdorur teknologjitë moderne të programimit dhe ofrohet si një pikë referimi në
       një treg me ndryshime të përditshme, me koncepte të reja të menaxhimit për të garantuar fleksibilitet, siguri
       dhe prakticitet në përdorim.

       Module  inovative  dhe  implementime  të  rëndësishme  që mundësojnë  menaxhim  të  avancuar  me shumë
       funksione: grafikë e re intuitive për të lehtësuar përdorimin e programit, i bazuar në WEB/CLOUD për të siguruar
       vazhdimësinë e punës në çdo situatë, dhe përdorim nga kudo ndodheni nga çdo pajisje që lidhet në internet.
       Krahasim i çmimeve të furnitorëve për të siguruar blerjen më të mirë, statitistika të avancuara për kontroll të
       operativitetit të punonjësve, magazinës dhe analiza të të gjithë proçesit produktiv dhe tregtar për të ndihmuar
       në zhvillimin e strategjive të marketingut dhe inteligjencës së biznesit, plotësisht i integrueshëm me sisteme të
       tjerë për një sinkronizim sistematik dhe përditësime në kohë reale.
       ALPHA – PHARMA vendos në dispozicion konceptet më të reja të menaxhimit që thjeshtojnë në maksimum
       proçeset e përditshme dhe bëjnë më të sigurt gjithë aktivitetin.
   1   2   3   4   5   6   7   8   9